Foto-ilustrim

Shtyhet Seanca për Rojtarët e Pyjeve

Në seancë nuk ishin të pranishëm Vehbi Ibrahimi e Osman Mehmeti, dy nga katër të akuzuarit.

Për arsye të këtyre mungesave kryetarja e trupit gjykues shtyu seancën e sotme, ndërsa seancën e radhës e caktoi më 15 qershor.

Kryetarja e trupit gjykues deklaroi se do të lëshojë urdhëresë për sjellje të detyruar në gjykatë të dy të akuzuarve që munguan.

Vehbi Ibrahimi, Shaip Ruhani dhe Bekim Jashari janë akuzuar nga ish-Prokuroria Komunale në Prishtinë se në cilësinë e rojeve të pyllit në Agjencionin Pyjor të Kosovës më 30 qershor 2012 në fshatin Hajkobillë të Prishtinës kanë shpërdorur pozitën e tyre zyrtare duke mos e konfiskuar masën drunore prej 73 metra hapësirë, duke i mundësuar Osman Mehmetit ta marrë këtë sasi drunjësh.

Osman Mehmeti akuzohet se me qëllim të përvetësimit të dobisë pasurore të luajtshme në fshatin Hajkobillë ka marrë dhe ka dërguar në drejtim të panjohur sasinë drunore prej 73 metra hapësirë, duke kryer veprën penale të vjedhjs dhe dëmtuar Agjencionin Pyjor të Kosovës.