Pallati i Drejtësisë - Foto: KALLXO.com

Shtyhet Seanca e ish-Zyrtarëve të ART-së

Seanca e gjykimit të ish-kreut të ART-së Ekrem Hoxha dhe ish-anëtarit të bordit të kësaj organizate Lulzim Kurtajt është shtyrë, pasi asnjë prokurori nuk i është ngarkuar përfaqësimi i prokurorisë në këtë gjykim.

Prokurore e këtij gjykimi ishte Fikrije Fejzullahu, por ajo ka kaluar me detyrë në Prokurorinë Speciale.

Në seancën e radhës të ish-zyrtarëve të ART-së pritet të dëshmojnë Avdi Ferri, Njazi Ademaj, Hilmi Asllani nga kompania “Botek” dhe Besnik Berisha, përfaqësuesi i operatorit ekonomik “Antika”.

Ekrem Hoxha e Lulzim Kurtaj  ngarkohen për keqpërdorimin e detyrës zyrtare me rastin e përzgjedhjes së operatorit ekonomik në tenderin “Qendra Nacionale e Monitorimit të Radiospektrit”.

Sipas aktakuzës, edhe pse tenderi ishte kthyer në rivlerësim nga Autoriteti Rregullativ i Telekomunikacionit dhe ART-ja ishte gjobitur në vlerë prej 30.000.00 euro për shkak të shkeljeve të Ligjit të Prokurimit Publik nga Organi Shqyrtues i Prokurimit OSHP, të pandehurit nuk e kishin përfillur vendimin e OSHP-së dhe përsëri e kishin shpallur fitues të këtij tenderi operatorin e njëjtë ekonomik.

Aktakuza ndaj Hoxhës e Kurtajt është ngritur në maj të vitit të kaluar.

http://kallxo.com/aktakuze-ndaj-ekrem-hoxhes-e-lulzim-kurtajt-te-art-se/

Seanca e pazhvilluar është caktuar më 1 qershor.