Gjykimi i Fatmir Limajt | Foto: KALLXO.com

Shtyhet Seanca e Gjykimit të Limajt

Seanca ndaj të akuzuarve në rastin e njohur si MTPT është shtyrë për shkak se mungoi dëshmitari Ali Aliu.

Dëshmitari Ali Aliu në seancën e djeshme ishte në Gjykatë, në pritje për të dëshmuar, por kishte shkuar në Emergjencë pasi aty e kishte dikë nga familja.

NDËRLIDHUR

Për këtë arsye edhe ishte ndërprerë seanca, e cila, siç raportoi KALLXO.com, ishte goxha e tensionuar.

Për shtyrjen e seancës së sotme tregoi edhe avokati i të akuzuarit Florim Zuka, Blerim Prestreshi.

“Arsyeja ishte e njëjtë sikur dje, mungesa e dëshmitarit Ali Aliu”, tha ai për KALLXO.com.

I ftuar nga Prokuroria, Ali Aliu pritet të vazhdojë dëshminë e tij, me ç’rast do t’u përgjigjet pyetjeve të prokurorit Charles Hardaway.

Në cilësinë e dëshmitarit, në seancat e kaluara, Aliu ishte marrë në pyetje për truprojën e të akuzuarit Fatmir Limaj, Shpëtim Telakun, i cili është po ashtu i akuzuar në këtë proces.

Në këtë gjykim, Fatmir Limaj akuzohet për krim të organizuar dhe shpërdorim detyre.

Në procesin e njëjtë me Limajn dhe për akuza të njëjta me të nga Prokuroria Speciale e Kosovës ngarkohen edhe Nexhat Krasniqi e Endrit Shala. Pjesë e gjykimit janë edhe Shpëtim Telaku dhe Florim Zuka.

Akuza ndaj Limajt lidhet me tenderët për mirëmbajtjen e rrugëve në komunën e Gjilanit.

Limaj këtë aktakuzë, që nga EULEX-i quhet e konsoliduar pasi në të janë bashkuar rastet MTPT 1 dhe MTPT 2, më 30 tetor të vitit 2015 e cilësoi të ngritur me urdhër politik.

Të gjitha raportet e KALLXO.com lidhur me rastin MTPT mund t’i gjeni në këtë link.

17 Maj 2017 - 20:59

Arita Gërxhaliu 17/05/2017 - 20:59
NDËRVEPRIMI0

Shtyhet Seanca e Gjykimit të Limajt

by Kallxo
NA NDIQNI