Shtyhet Përsëri Vendimi për Haradinajn

Ramush Haradinaj do të vazhdojë të mbetet në Francë të paktën deri me 27 prill, kur edhe pritet të merret vendimi.

Provat e reja të sjella nga shteti serb ia kanë zgjatur edhe më tutje qëndrimin në Francë, ish-Kryeministrit Ramush Haradinaj.

“Jemi në të drejtën tonë, e drejta fiton”, tha Haradinaj pas përfundimit të seancës.

“Janë edhe 3 javë, po i presim edhe këto 3 javë, e drejta ka me fitue”, tha Haradinaj duke i quajtur përsëri akuzat si të pabazuara dhe politike.

“Unë s’kam ik nga ligji, as nga ai i Kosovës, as nga ligji i huaj. Me 29 nëntor 2012 ka ndodhë e vërteta, është konfirmuar se kush jam unë dhe sa i pastër jam”, ka thënë Haradinaj duke aluduar në vendimin e Tribunalit të Hagës që e kishte shpallur Haradinajn për të dytën herë radhazi të pafajshëm.

Kjo është hera e dytë që është shtyrë vendimi për Haradinajn.

Seanca e muajit mars ishte shtyrë për sot, ndërsa edhe kjo u shty për 3 javë tjera.

http://kallxo.com/neser-vendimi-per-ramush-haradinajn/

Haradinaj po qëndron i ndaluar në Francë që nga 4 janari i këtij viti, kur u ndalua nga autoritet franceze në bazë të një fletarresti serb.

http://kallxo.com/arrestohet-ne-france-ramush-haradinaj/

Menjëherë pas lajmit për shtyrjen e vendimit për Haradinajn, ka reaguar nënkryetari i AAK-së, Pal Lekaj duke e quajtur këtë vendim të papranueshëm e të pafalshëm.

Sipas tij, Serbia duke dashur t’i fshehë krimet e veta, po bën lojëra me fletarreste.

“Serbia është gjenocidiale, edhe sot, siç ishte dje, sepse duke dashtë me i fshehë krimet e saja të shkaktuara në Ballkan e sidomos kundër shqiptarëve, bën të tilla lojëra me fletarreste. Ramushin mundeni me e vonu, e këtë po e bëni padrejtësisht, por me ndalë asnjëherë”, ka shkruar Lekaj në Facebook.

Haradinaj ishte arrestuar edhe në 2015 nga autoritet sllovene por që procedura e lirimit të tij kishte zgjatur shumë pak kohë.

http://kallxo.com/ramush-haradinaj-lirohet-por-mbetet-ne-slloveni/