Pamje nga një seancë e gjykimit të Shefqet Kamerajt në Gjykatën e Pejës - Foto: KALLXO.com

Shtyhet Gjykimi i Zyrtarit Policor i Akuzuar për Vrasje

Seancat e parapara të mbahen sot dhe më 6 prill në rastin  e gjykimit të zyrtarit policor, Shefqet Kameraj, i akuzuar për vrasjen e Ilmi Lufajt, janë shtyrë për më 11 prill dhe 3 e 8 maj.

Në njoftimin e kryetarit të trupit gjykues të Gjykatës së Pejës dërguar palëve të rastit, e të cilin e ka siguruar KALLXO.com, thuhet se vendimi është marrë për shkak të “pengesave subjektive”.

KALLXO.com më 21 mars shkroi për shtyrjen e seancës gjyqësore ndaj të akuzuarit Kameraj pasi avokatit Haxhi Çekaj, i cili mbron të akuzuarin, iu kishte ndalur hyrja në Gjykatë dhe njëkohësisht nga trupi gjykues ishte përjashtuar nga mbrojtja e mëtutjeshme në këtë çështje penale.

http://kallxo.com/avokatit-haxhi-cekaj-ndalohet-hyrja-ne-gjykate/

Vendimi ishte marrë edhe me shkrim në mënyrë që palët të kenë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.

KALLXO.com kishte raportuar për arrestimin e avokatit Haxhi Çekaj nga Policia e Kosovës gjatë pauzës së seancës gjyqësore.

http://kallxo.com/avokati-haxhi-cekaj-arrestohet-gjate-pauzes-se-seances/

Raportimet rreth rrjedhës së rastit të vrasjes së Ilmi Lufajt afër Stacionit Policor të Deçanit nga rreshteri Kameraj mund t’i gjeni në këtë link.