Shtyhet Gjykimi Ndaj Deputetit Fisnik Ismajli

Seanca e paraparë të mbahet më 12 shkurt  në rastin ku i akuzuar për posedim të  bombolave të gazit është deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, është shtyrë për në muajin mars.

Lajmin për shtyrjen e seancës për KALLXO.com e ka konfirmuar gjyqtari Vesel Ismajli.

KALLXO.com mëson se shtyrja e seancës ndodhi për shkak të kërkesës së avokatit të Ismajlit, Betim Shala i cili kishte disa angazhime që kishte pasur të caktuara më parë.

Sipas prokurorisë, Fisnik Ismailit më 30 nëntor të vitit 2015, rreth orës 10:45, pas kontrollit nga Policia e Kosovës në hollin e Kuvendit të Kosovës i janë gjetur dy bombola me gaz lotsjellës, të fshehura në këpucët e tij.

Aktakuza thotë se tendenca e Ismailit kishte qenë t’i fuste bombolat me gaz lotsjellës në sallën plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Ismajli është deklaruar i pafajshëm në akuzat e Prokurorisë ndërsa të gjitha raportimet e KALLXO.com lidhur me këtë rast mund t’i gjeni në këtë link.