Shtyhet Gjykimi i Deputetëve për Hedhje të Gazit

Seanca e paraparë të mbahej sot në gjykimin ku të akuzuar janë dy deputet të dy partive opozitare, Ismajl Kurteshi nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Haxhi Shala nga Nisma, u shty për 28 shkurt të këtij muaji.

Arsyeja e shtyrjes së seancës sipas avokatëve të akuzuarve, Naser Sopjani dhe Teuta Zhinipotoku ishte ndryshimi i gjyqtarit të çështjes.

Seanca fillestare e këtij rasti ishte udhëhequr nga gjyqtari Faik Hoxha I cili tashmë ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë, ndërsa lënda tani i është ndarë gjyqtarit Vehbi Kashtanjeva.

Pas mbajtjes së seancës fillestare dhe deklarimit të akuzuarve, avokatët kishin paraqitur kundërshtimet e tyre fillimisht në Gjykatën Themelore por pasi ishin refuzuar nga kjo gjykatë, i ishin drejtuar Gjykatës së Apelit.

Gjykata e Apelit kishte gjetur shkelje në vendimin për refuzimin e kundërshtimeve të avokatëve duke e kthyer rastin në rivendosje.

KALLXO.com ka raportuar lidhur me vendimin e Gjykatës së Apelit për këtë rast.

http://kallxo.com/aktakuza-ndaj-deputeteve-kthehet-ne-rivendosje/

Me vendimin e saj, Gjykata e Apelit e obligon Gjykatën Themelore që të evitojë shkeljet e evidentuara dhe të arsyetojë vendimin e saj për refuzimin e kundërshtimeve të aktakuzës.

Deputeti Haxhi Shala ishte arrestuar më 30 nëntor të vitit 2015 nën dyshimin për hedhje të gazit në Kuvendin e Kosovës.

http://kallxo.com/arrestohet-edhe-deputeti-i-peste-i-opozites/

http://kallxo.com/arrestohet-deputeti-haxhi-shala/

KALLXO.com ka ndjekur vazhdimisht edhe procesin gjyqësor kundër katër deputetëve të “Vetëvendosjes” të akuzuar po për lotsjellësin në Kuvend.

http://kallxo.com/deputetet-mungojne-ne-gjykimin-e-kolegeve-te-vv-se/