Objekti i Ministrisë së Arsimit

Shtyhet Fillimi i Vitit Shkollor

Sipas MASHT-it, sivjet viti i ri shkollor nuk do të fillojë me 1 shtator për shkak të vonesave në sigurimin e teksteve shkollore dhe materialeve të tjera.

“MASHT është në fazën e fundit të realizimit të procedurave ligjore për blerjen dhe sigurimin e teksteve shkollore dhe materialeve tjera mësimore, mirëpo për shkaqe të pamjaftueshmërisë së buxhetit për blerjen e tyre, nuk ka mundur të fillojë procedurat e blerjes dhe sigurimit të tyre”, njofton ministria.

Ministria është zotuar se po punohet intensivisht për finalizimin e procesit që do të përfundojë sipas tyre në javën e parë të vitit të ri shkollor, pasi “së fundi është gjetur zgjidhje me Ministrinë e Financave, në bazë të legjislacionit në fuqi”.

Megjithëse MASHT-i shtyrjen e vitit shkollor e ka arsyetuar me problemet e furnizimit të nxënësve me tekste, 1 shtatori përkoi këtë radhë me seancën e Kuvendit të Kosovës ku pikë e rendit të ditës është ratifikimi i marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi dhe protestën e paralajmëruar të “Vetëvendosjes” kundër kësaj marrëveshjeje.

KALLXO.com publikoi sot një analizë në lidhje me rrezikimin e mundshëm të nxënësve më 1 shtator në rast të eskalimit të situatës, ndërsa eksperti i sigurisë Burim Ramadani tha se fëmijët-nxënës janë kategoria më e rrezikuar në raste të tilla.

Më 24 gusht kur ministri Arsim Bajrami mblodhi drejtorët komunalë të arsimit për të diskutuar lidhur me fillimin e vitit shkollor, tha se të gjitha përgatitjet janë bërë, ndërsa tregoi se shpreson se ky vit të nisë sipas planit kalendarik.

http://kallxo.com/bajrami-ta-leme-politiken-jashte-shkollave/

Megjithëse MASHT-i shtyrjen e vitit shkollor e ka arsyetuar me problemet e furnizimit të nxënësve me tekste, 1 shtatori përkoi këtë radhë me seancën e Kuvendit të Kosovës ku pikë e rendit të ditës është ratifikimi i marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi dhe protestën e paralajmëruar të “Vetëvendosjes” kundër kësaj marrëveshjeje.

KALLXO.com publikoi sot një analizë në lidhje me rrezikimin e mundshëm të nxënësve më 1 shtator në rast të eskalimit të situatës, ndërsa eksperti i sigurisë Burim Ramadani tha se fëmijët-nxënës janë kategoria më e rrezikuar në raste të tilla.

http://kallxo.com/vv-dhe-policia-nuk-ti-rrezikojme-nxenesit/