Mbledhja e Qeverisë | Foto: ZKM

Shtohen Zëvendësministrat e Qeverisë

Qeveria e Kosovës ka shtuar për katër numrin e zëvendësministrave.

Emërimin e katër zëvendësministrave të rinj e konfirmoi për KALLXO.com Halil Matoshi, këshilltari për media në Zyrëne  Kryeministrit.

Sipas Matoshit, Naim Qelaj është emëruar zëvendësministër në Ministrinë e Drejtësisë, Fehmi Mujota në Ministrinë e Infrastrukturës, ndërsa zëvendësministra të rinj do të jenë edhe Hamza Balje e Musa Cena.

Balje do të jetë zëvendësministër për Zhvillim Ekonom ik e Cena për Zhvillim Rajonal.

Me këta katër zëvendësministra, numri i tyre në Qeverinë e Kosovës ka shkuar në 67.

KALLXO.com, disa orë më parë shkroi për shkarkimin e zëvendësministrit të Zhvillimit Ekonomik, Fatir Berzati.

Pas shkarkimit të Fatir Berzatit, zëvendësministrit nga komuniteti goran, Arbër Vllahiu, shefi i kabinetit në Zyrën e Kryeministrit Haradinaj tregoi arsyen e këtij veprimi.

Vllahiu tha se shkarkimi është bërë me kërkesë ë subjektit politik të cili i takon zëvendësministri.