Shtohen Dëmet në Spitalin e Vushtrrisë

Nuk kanë të ndalur dëmet në spitalin “Sheikh Zayed” të Vushtrrisë, i inauguruar në dhjetor të vitit 2016.

Pas dëmeve të shkaktuara nga “ujëvara e ngrirë”, për të cilat raportoi KALLXO.com, dëmtime të reja janë regjistruar në Emergjencën e këtij spitali.

Nga shpërthimi i gypave të ujit, korridori dhe sallat e Emergjencës janë vërshuar mbrëmë nga uji.

Gypat e ujit kanë shpërthyer në pjesën e tavanit, i cili është dëmtuar. Pastaj, uji ka rënë edhe mbi pajisjet e sallave të Emergjencës dhe ka bërë qull edhe shtretërit.

Të enjten, KALLXO.com raportoi për “ujëvaren e ngrirë“ të spitalit. Në fakt, për shkak të mbylljes së ullukëve uji ka dalë jashtë dhe është ngrirë duke krijuar një “ujëvarë“ akulli nga kulmit deri në tokë.

http://kallxo.com/ujevara-e-ngrire-ne-spitalin-e-vushtrrise/

Spitali “Sheikh Zayed” është inauguruar një muaj më parë.

Ai është investim i Emirateve të Bashkuara Arabe, investim në vlerën 7 milionë euro.

http://kallxo.com/demtohet-spitali-qe-kushtoi-7-milione-euro/