Foto-ilustrim

Shtetasit të Serbisë i Konfiskohet Makina

Është arrestuar në Graçanicë një shtetas i Serbisë nën dyshimet se ka hyrë në Kosovë në mënyrë ilegale.

“Gjatë verifikimit është konstatuar se i njëjti nuk ka vendbanim të përhershëm në Republikën e Kosovës dhe nuk ka ofruar dëshmi mbi vendqëndrimin e tij”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Raporti tregon se të arrestuarit i është konfiskuar makina.

“Nga i dyshuari  është konfiskuar një veturë Audi A-6 me targa të Serbisë pasi që të njëjtin ishte duke e drejtuar pa autorizim përkatës dhe sigurim”, sqarohet në raport.

Të arrestuarit me urdhër të prokurorit i është caktuar ndalimi policor.

Edhe katër ditë më parë policia njoftoi se është në kërkim të një shtetasi të Serbisë, ndërsa arrestoi dy persona që e kishin fshehur atë.

http://kallxo.com/policia-ne-kerkim-te-te-dyshuarit-per-vrasje-e-vjedhje/