Policia e Trafikut - Foto: KALLXO.com

Shtetasi i Serbisë u Ofron Ryshfet Policëve Kosovarë

Një shtetas i Serbisë është arrestuar dje rreth orës 02:15 në fshatit Dobërllukë të Vushtrrisë pasi u ka ofruar ryshfet zyrtarëve policorë.

Në njoftimin e Policisë thuhet se i njëjti gjatë kontrollimit të dokumenteve për t’iu shmangur një kundërvajtjeje u ka ofruar zyrtarëve policorë një monedhë prej 5 eurosh.

I njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në procedurë të përshpejtuar në gjykatën kompetente, ku më pas është liruar.

Këtë rast Policia po e trajton si dhënie e ryshfetit.

59 zyrtarë policorë të trafikut u arrestuan më 19 dhjetor të vitit të kaluar nën dyshimet për keqpërdorim detyre, marrje ryshfeti dhe dhënie ndihme kryerësve të veprave penale.

http://kallxo.com/59-zyrtare-policore-te-arrestuar/

Ndërsa, më 22 shkurt 2017, zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Nehat Mustafa kërkoi që Policia e Kosovës t’i nënshtrohet një procesi të pastrimit nga korrupsioni dhe kriminaliteti.

http://kallxo.com/mustafa-kerkon-pastrimin-e-policise-nga-krimi/