Shtëpia e Ramiz Lladrovcit, e Xhiruar nga Droni

Kjo është shtëpia e kandidatit të PDK-së për kryetar të komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci.

Shtëpia ka një oborr të gjerë, me një pishinë në ballë të saj.

Shtëpia luksoze gjendet në fshatin e tij të lindjes, Gllanasellë të Drenasit.

Një profil më i gjerë i kandidatëve për kryetar të Drenasit do të jepet të premten në debatin parazgjedhor të moderuar nga Jeta Xharra që do të transmetohet në orën 21:20 në Televizionin 21.