Rex Tillerson dhe Mike Pompeo - Foto: REL/Reuters

Shtëpia e Bardhë: Tillerson Mbetet në Krye të Departamentit të Shtetit

Shtëpia e Bardhë ka konfirmuar se Rex Tillerson do të mbetet në krye të Departamentit të Shtetit. Reagimi i Shtëpisë së Bardhë pasoi disa raportime, sipas të cilave, në vend të sekretarit të shtetit Tillerson, mund të vinte Drejtori i Agjencisë Amerikane të Inteligjencës (CIA) Mike Pompeo.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sara Sanders ka thënë se “tash për tash nuk ka diçka konkrete në këtë drejtim”, shkruan AFP.

“Tillerson do të vazhdojë të udhëheqë me Departamentin Shtetëror dhe e gjithë Qeveria është e përqendruar në përmbylljen e këtij viti të suksesshëm të administratës së presidentit Donald Trump”, ka deklaruar Sanders. (REL)