Foto-ilustrim

Shtatë Raste të Kanosjes në 24 Orët e Fundit

Në raportin e përditshëm policor u bë e ditur shtatë raste të kanosjes ndodhën nëpër Kosovë gjatë 24 orëve të fundit.

Sipas policisë, një person në Prishtinë ka raportuar se është kanosur nëpërmjet telefonit, ndërsa forcat e rendit janë duke e hetuar ngjarjen.

Një rast tjetër i kanosjes ndodhi dje në Obiliq kur një person u arrestua pasi kanosi gruan e tij, ndërsa me dhunë ia mori asaj fëmijën e përbashkët.

Këtij personi i është caktuar ndalimi policor.

Edhe në Gjilan mbrëmë një person është arrestuar dhe të njëjtit i është caktuar ndalimi policor, pasi ai u raportua se kërcënoi familjen e tij.

Kanosje pati edhe në Prizren ku sipas policisë për shkak të një mosmarrëveshjeje rreth një kontesti pronësor, një person i kërkoi një tjetri një shumë parash, duke e kërcënuar me vdekje nëse nuk ia jep këto para.

Edhe kanosësi në Prizren u arrestua dhe iu caktua ndalimi policor.

Në fshati Bërnjak në  Rahovec janë arrestuar dy të dyshuar pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje rreth një kontesti pronësor kanë kanosur me thikë një person. Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.

Është arrestuar dhe dërguar në ndalim policor edhe një person në Pejë që kërcënoi dy zyrtarë policorë gjatë kryerjes së detyrës.

KALLXO.com vazhdimisht ka shkruar në lidhje me rastet e kanosjes, rrahjeve dhe mosmarrëveshjeve.

http://kallxo.com/rrahje-mes-vellezerish-shat-e-dru/

http://kallxo.com/pronarja-e-lokalit-sulmohet-nga-myshteriu/

http://kallxo.com/gruaja-sulmohet-fizikisht-nga-burri-dehur/

http://kallxo.com/e-rrahin-e-bejne-per-spital/