Foto: Kallxo.com

Shqiptarët Përgatiten ta Nderojnë Shenjtërimin e Nënës Terezë

Kishat katolike të Shqipërisë dhe Kosovës janë duke punuar së bashku për të organizuar ngjarje përkujtimore para dhe pas ceremonisë do të mbahet më 4 shtator në Vatikan dhe që deklaron Nënë Terezën një shenjte.

“Kjo është një ngjarje e madhe dhe e rëndësishme fetare kështu që ne [Kisha katolike shqiptare] dhe kisha e Kosovës kemi formuar një komision të përbashkët për të organizuar punën,” tha ipeshkvi i Ipeshkvisë Tiranë-Durrës, George Frendo, për BIRN-in.

Personalitete sportive nga të dy vendet, si medalistja e artë olimpike e Kosovës në Rio Majlinda Kelmendi dhe kapiteni i Kombëtares Shqiptare të Futbollit, Lorik Cana, pritet të jenë pjesë e këtyre ngjarjeve.

Një nga ngjarjet më të rëndësishme kulturore do të mbahet në Romë, një koncert më 3 shtator në të cilën sopranot e famshme shqiptare  Ermonela Jaho, Inva Mula dhe Samir Pirgu do në Bazilikën e Shën Pjetrit.

Një nga ngjarjet më të rëndësishme kulturore do të mbahet në Romë, një koncert më 3 shtator në të cilën sopranot e famshme shqiptare si Ermonela Jaho, Inva Mula dhe Samir Pirgu do të performojnë në Bazilikën e Shën Pjetrit.

Rita Ora, një yll popi i lindur në Kosovë, do të shfaqet në koncert, ku gjithashtu do të ekzekutohet muzikë tradicionale instrumentale shqiptare.

Personalitete të ndryshme shqiptare do të lexojnë citate të thëna nga Nënë Tereza, ndërsa të tjerët do të tregojnë historitë personale të takimeve të tyre me murgeshë katolike.

Ipeshkvi Frendo ka thënë se përfaqësues të lartë politikë të Shqipërisë dhe Kosovës janë ftuar nga ambasada e Vatikanit në Tiranë.

Kryedioqeza Katolike Romane e Tivarit dhe Malit të Zi dhe muzikantë dhe grupe muzikore të shqiptarë të Maqedonisë do të jenë të përfshirë në ngjarje.

Papa Françesku njoftoi më 15 mars të këtij viti se Nënë Tereza që vdiq në vitin 1997 do të shpallet shenjte.

Murgeshë katolike që kaloi një pjesë të jetës së saj duke ndihmuar të varfrit në qytetin indian të Kalkutës, indi në gusht 1910 në Shkup, Maqedoni në një familje shqiptare nga Kosova.

Për shkak të origjinës së saj etnike, shqiptarët në të gjitha vendet e Ballkanit konsiderojnë atë një figurë simbolike dhe të krenohen me punën e saj.