Shqiptarët Mes Lindjes e Perëndimit

Në emisionin ‘Jeta në Kosovë’ në RTK u diskutua për strategjitë e Kosovës dhe Shqipërisë në fushën e politikës së jashtme.

Jusuf Buxhovi, historian nga Kosova dhe Hajro Limaj nga Shqipëria, flasin për atë se nga duhet të ‘rreshtohen’ shteti i Kosovës dhe ai i Shqipërisë në kohën e krizave Lindje-Perëndim.

Në këtë edicion po ashtu mund të ndiqni hulumtimin lidhur me strehimin në Kosovë të shtetasve turq që përkrahin lëvizjen ‘guleniste’.

Tre nga këta persona flasin lidhur me përjetimet e tyre dhe gjendjen në Turqi para, gjatë dhe pas tentim-puçit që ndodhi në vitin 2016.