Ushtrimet e pjesëtarëve të FSK-së | Foto: "Drejtësia në Kosovë"

Shqiponja e Skifteri Motiv për FSK-në

Të veshur me bluza me mëngë të shkurtra, ushtarët e FSK-së çdo ditë kryejnë stërvitjet e mëngjesit. Ushtrimet me pompa, ato në fushë të hapur dhe vrapi i mëngjesit janë disa nga aktivitetet e mëngjesit.

Vrapin e mëngjesit ushtarët e shoqërojnë me këngë. Ky është teksti i këngës të cilën e këndojnë ushtarët çdo mëngjes.

“Kokën ngritur lart si luan krenar, fluturoj si shqiponja, si skifteri kam sytë, jam krenar që jam ushtar, jam në tog të dytë. Ujk kam lindur, ujk kam lindur, ujk do rroj për jetë, jam komando jam komando jam në tog të 3-të. Jemi komando, jemi komando, jemi brigadë e tretë”.

Në edicionin e së premtes “Drejtësia në Kosovë” ka transmetuar një reportazh ekskluziv nga baza e Brigadës së Reagimit të Shpejtë të FSK-së.

Ushtrimet e pjesëtarëve të FSK-së mund t’i ndiqni në linkun e mëposhtëm.

FSK-ja ende nuk ka marrë detyra ushtarake, pasi për ta bërë transfomimin e saj në forca të armatosura duhen ndryshime kushtetuese.

Ndryshimet kushtetuese mund të bëhen vetëm me votat e dy të tretave të deputetëve dhe dy të tretave të deputetëve të pakicave, por deputetët e Listës Serbe nuk po kanë vullnet për ta mbështetur këtë proces.

Për transformimin e FSK-së u diskutua në Kuvend më 14 shkurt, ndërsa u miratua një rezolutë që i kërkon qeverisë që sa më shpejt ta dërgojë në parlament projektligjin për forcat e armatosura.

http://kallxo.com/miratohet-rezoluta-per-fsk-ne/