Festa pas golit të Armando Sadikut - Foto: Facebook

Shqipëria Ruan Ëndrrën Evropiane

Shqipëria ka mposhtur Rumaninë në ndeshjen e tretë në kuadër të grupit A të Evropianit 2016.

Goli i Armando Sadikut në minutën e 43-të ishte vendimtar për kombëtaren shqiptare, e cila ka pasur një përformansë shumë të mirë.

Kombëtarja e Shqipërisë ka humbur dy ndeshjet e kaluara. Zvicra e ka mposhtur 1-0, ndërsa Franca 2-0.

Nëse Shqipëria do të vazhdojë tutje varet nga ndeshjet e grupeve të tjera, që zhvillohen në ditët e ardhshme .