Kombëtarja shqiptare | Foto: FShF

Shqipëria Fiton- Mbetet e Treta në Grup

Kombëtarja shqiptare e futbollit në kualifikimet për Botërorin Rusi 2018 mposhti sot Lihteshtajnin në Elbasan me rezultatin 2:0.

Golat për Shqipërinë i shënuan Odise Roshi dhe Ansi Agolli.

Pas kësaj fitore Shqipëria ka 12 pikë, ndërsa ndodhet në pozitën e tretë në grup.

Para saj janë Italia e Spanja.

Sot Shqipërinë e drejtoi për herë të parë trajneri tjetër italian Christian Panuchi, pas largimit të Gianni de Biasi-t.

Shqipëria të martën ndeshet me Maqedoninë në Shkup.