Shqipe Pantina - Foto: Atdhe MULLA

Shqipe Pantina i Tregon Ministrit Dhomën me Myk në Spitalin e Pejës

Deputetja e Vetëvendosjes Shqipe Pantina ka postuar në Facebook foto të një dhome në Spitalin e Pejës ku shihet myku në muret e saj.

Ajo ka folur edhe për mungesë çarçafësh e shtretërish në këtë spital, duke kërkuar nga ministri i Shëndetësisë Uran Ismaili që t’i bëjë të fala Kryeministrit Haradinaj.

“Ministër Uran Ismaili kjo është një dhomë në Spitalin Rajonal të Pejës. I bën të fala Kryeministrit nëse i teprojne pare pasi të i blejë kravatat( ka mundësi me i ble me ulje çmimesh tash ne janar) le të i blen ca çarçafë për shtretër për pacientë”, shkroi Pantina.

Postimin pa ndërhyrje të Pantinës mund ta lexoni në vijim.