Shpronësohen Pronat që Preken nga Autostrada

Një vendim preliminar për shpronësimin e pronave të paluajtshme nga do të kalojë autostrada Prishtinë- Hani i Elezit është nxjerrë sot nga qeveria në detyrë.

20 kilometrat e parë të kësaj autostrade u lëshuan në qarkullim në ditën e fundit të vitit 2016, ndërsa atëherë nga krerët institucionalë ky lëshim u konsiderua dhuratë e Vitit të Ri për qytetarët.

Autostrada Prishtinë-Hani i Elezit nisi të ndërtohej në qershorin e vitit 2014, e pritet të përfundojë deri në fund të këtij viti.

Kjo autostradë buxhetit të shtetit pritet t’i kushtojë 600 milionë euro.

http://kallxo.com/nis-autostrada-prishtine-hani-i-elezit/

Në mbledhjen e sotme qeveria në detyrë dha 185 mijë euro për Këshillin Prokurorial të Kosovës, i cili këto para i kishte kërkuar për kompensimin e shtesave të vitit 2017.

Ministri në detyrë Avdullah Hoti teksa tregoi se këto para janë kërkuar për paga dhe mëditje, tha se ato duhet të ndahen nga buxheti i Këshillit Prokurorial.

Megjithatë, qeveria e miratoi kërkesën e Këshillit Prokurorial për këto mjete.