Bashkimi Europian Shpreh ‘Keqardhje’ për Mocionin

Komisioneri i BE-së për Zgjerim, Johannes Hahn, tha sot përmes një postimi në Twitter se Kosova ka shumë punë për të bërë në agjendën e integrimeve europiane.

“Shpreh keqardhje për votimin e mosbesimit sot në Kuvendin e Kosovës. Liderët politikë dhe institucionalë nuk duhet ta humbin fokusin në sfidat e mëdha me të cilat përballet Kosova”, tha Hahn.

Ndër këto sfida, Hahn përmendi punën në sundimin e ligjit, ekonomi, dialogun me Serbinë dhe liberalizimin e vizave, punë e cila, sipas tij, duhet të vazhdojë “në të mirë të qytetarëve”.