Ilustrim

Shpërthimi në Xhami 30 të Vdekur

 

Një shpërthim i fuqishëm në një Xhami në qytetin afgan të Heratit  të Afganistanit ka lënë të vdekur rreth 30 persona dhe dhjetëra të lënduar.

Shpërthimi që goditi xhaminë “Jaëadia”, u krye në kohën e lutjeve të mbrëmjes, rreth orës 20:00 me atë lokale. Zyrtarët thanë se ishin të paktën dy agresorë, njëri kamikaz dhe tjetri i armatosur që qëllonte besimtarët me armë zjarri. Një zëdhënës i pushtetit lokal tha për BBC-në se numri i viktimave mund të rritet, ndërsa sipas tij aktualisht të paktën 29 persona kanë humbur jetën dhe 64 të tjerë janë plagosur. Megjithatë, të dy agresorët kanë vdekur në vend, siç. Përfaqësuesi i guvernatorit të Heratit tha se edhe kamikazi kishte hapur zjarr brenda xhamisë, përpara se të aktivizonte eksplozivin në trup.