Shpërthim në Qendër të Prishtinës

Policia ende nuk e ka identifikuar mjetin që ka shpërthyer ndërsa ka filluar hetimet duke e rrethuar vendin e ngjarjes.

“Sonte rreth orës 22:05 kemi pranuar një informacionin për një detonim në afërsi të sheshit “Zahir Pajaziti “ në Prishtinë. Njësitet relevante policore kanë dalë në atë lokacion dhe deri në këtë moment nuk është raportuar për ndonjë person të lënduar, përveç disa dëmeve materiale. Policia është duke ndërmarrë veprime hetimore dhe operacionale në funksion të identifikimit të shkaktarëve dhe sqarimit të rrethanave se si ka ndodhur rasti”, tha për KALLXO.com zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha.

Para shpërthimit, në këtë shesh është mbajtur një koncert për ta shënuar Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit, 9 Dhjetorin.

shperthim1 shperthim3