Xhafer Tahiri,. Foto: Kallxo.com

Shpenzimet e kryetarit të Vushtrrisë këtë javë

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë Xhafer Tahiri po vazhdon të bëjë publike shpenzimet e zyrës së tij çdo javë.

Për këtë javë  Xhafer Tahiri ka shpenzuar gjithësej 130 euro.

Në njoftimin e Komunës së Vushtrrisë thuhet se në kuadër të Zyrës së Kryetarit të Komunës prej datës 16 deri më 20 prill  në kategorinë mallra dhe shërbime janë shpenzuar 130.30 euro.

Kryetari i Komunës, Xhafer Tahiri  ka bërë të ditur se vazhdimisht do të bëjë publike të gjitha shpenzimet e Zyrës së kryetarit të Komunës, por edhe shpenzimet e komunës në përgjithësi.

KALLXO.com shkroi vazhdimisht për këto shpenzime.

http://kallxo.com/xhafer-tahiri-shpenzon-168-euro/

http://kallxo.com/kete-jave-kryetari-i-vushtrrise-shpenzoi-me-shume/