Shpend Ahmetit i Zvogëlohen Paratë

Kryetarit të Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti i kanë rënë të hyrat vjetore krahasuar me vitin paraprak. Këtë vit, Ahmeti në AKK ka deklaruar se ka të hyra vjetore prej 25 mijë e 778 eurove së bashku me bashkëshorten e tij. Në vitin paraprak Ahmeti kishte deklaruar të hyra prej 25 mijë e 895 eurove.

I pari i Prishtinës te pasuria e paluajtshme ka vetëm një makinë “Skoda” me vlerë prej 10 mijë eurove dhe 4 mijë e 800 euro para në bankë.

Ndërsa sa i përket pasurisë së paluajtshme, kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti për dy vjet radhazi nuk ka deklaruar që  posedon shtëpi apo banesë.