Takimi i Ahmetit me përfaqësues të veteranëve | Foto: Facebook

Shpend Ahmeti Zotohet ta Ndihmojë Organizatën e Veteranëve

Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti është takuar sot me përfaqësues të OVL të UÇK-së në Prishtinë.

Shpend Ahmeti teksa është takuar sot me kryetarin e Organizatës së Veteranëve të Luftës për Prishtinë Fatmir Sopin dhe përfaqësues tjerë të saj, ka premtuar ndihmë për këtë organizatë.

“Do të angazhohemi që ta ndihmojë maksimalisht këtë organizate, me theks të veçantë në organizimin e shënjimit të datave historike”, ka shkruar Ahmeti në facebook pas takimit.

Sipas njoftimit nga Ahmeti, përfaqësuesit e OVL të UÇK-së për Prishtinë, shprehën vullnetin për thellimin e bashkëpunimit me komunën.