Kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti - Foto: Facebook

Shpend Ahmeti: Xhamia do të Ndërtohet

Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti në një postim në Facebook ka shkruar se xhamia në kryeqytet do të ndërtohet.

“Xhamia do të ndërtohet, ndërsa detyra e Komunës është që të zbatojë ligjin. Meqenëse është xhamia më e madhe në Kosovë, duhet të kujdesemi edhe për aspektin urbanistik dhe estetik më shumë se për objekte të rëndomta”, shkroi Ahmeti.

Duke iu drejtuar PDK-së dhe Koalicionit PAN, Ahmeti tha se kjo faltore nuk do të ndërtohet as për inat e as për hatër të dikujt.

“Si xhamia më e madhe do të jetë pikë referente përtej mandateve tona e sikleteve të pan-it. Xhamia nuk bëhet as për inati të dikujt e as për hatër të askujt”, vijoi postimi i Ahmetit.

Debati i zhvilluar pas peticionit për mosndërtimin e xhamisë sipas planit të paraparë për Ahmetin nuk është debat fetar.

Dje KALLXO.com shkroi për një letër në të cilën disa qytetarë kundërshtonin ndërtimin e xhamisë sipas projektit të përzgjedhur arkitektonik, duke thënë se ai nuk u përshtatet objekteve të Lagjes “Dardania”.

http://kallxo.com/qytetaret-kerkojne-te-mos-jepet-leja-xhamise-ne-lagjen-dardania/

Sot këtë debat profesori i studimeve islame Xhabir Hamiti e konsideroi zhurmë të panevojshme.