Shpend Ahmeti duke votuar. Foto: Kalllxo.com

Shpend Ahmeti: Votoni sa më Herët!

Kandidati i Vetëvendosjes për kryetar të komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, votoi në qendrën e tij të votimit në shkollën “Faik Konica” në Prishtinë.

Ahmeti, i cili drejtoi komunën e Prishtinës në mandatin që po skadon, i ftoi qytetarët e Prishtinës të dalin ta shfrytëzojnë të drejtën për të votuar.

“Koha është shumë e mirë, i ftoj të gjithë qytetarët ta shfrytëzojnë të drejtën e votimit. Është shumë shpejt, 5 minuta për 4 vitet e ardhshme. Të gjithë sot jemi të barabartë për ta ushtruar të drejtën tonë. Është ditë e mirë, besoj që edhe në mbrëmje do të jetë e mirë”, tha Ahmeti.