Betimi në KOmunën e Prishtinës | Foto: KALLXO.com,

Shpend Ahmeti: Do të Ndërtoj Komunikim me Secilin

Kryetari dhe asamblistët e Prishtinës u betuan sot për mandatin e ri katërvjeçar.

Seancën e sotme të betimit e drejtoi asamblisti i LDK-së Shefki Gashi.

Shpend Ahmeti tha se dera e tij do të jetë e hapur për të gjithë.

“Betohem para jush se do ta kryej punën në frymë të bashkëpunimit me secilin prej jush, pozitë a opozitë. Dera e kryetarit të komunës dhe secilit drejtor do të jetë e hapur për secilin prej jush, pa marrë parasysh nga cili subjekt politik vini”, tha Ahmeti.

Ai u zotua se bashkëpunimi do të jetë në të mirë të qytetarëve.

“Që nga sot uroj të bashkëpunojnë në të mirë qytetarit, në frymë te bashkëpunimit, pa anashkaluar kritikat”, tha Ahmeti.

Ai bëri të ditur se do ta ketë prioritet planin rregullativ të Komunës së Prishtinës gjatë vitit 2018.

Ahmeti në balotazhin e 18 nëntorit mposhti kundërkandidatin nga LDK-ja Arban Abrashin.