Shpend Ahmeti Sonte në ‘Jeta në Kosovë’

Në intervistën për Jeta Xharrën, kryetari i Prishtinës foli për raportimet se ka qëndruar në një Jahtë të përfolur se i përket një biznesmeni nga Kosova.

Çka ka ndodhur me të vërtetë në Jahtën e shtrenjtë, për të cilën kanë raportuar tabloidet online?

A është apo nuk është e hijshme me pi kafe, në një jahtë të shtrentë, në prani të personave të akuzuar për shpërdorime, keqpërdome e privatizime të paligjshme, një kryetar i cili ka ardhë në pushtet duke premtuar se nuk do të pasurohet në kurriz të popullit?

Çka ka ndodhë me ndërtimin ilegal, me ndërtimin legal e çka ka ndodhë me ndërtimin e egër me leje në Prishtinë?

A po kemi ujë, a s’po kemi ujë?

Çka po ndodhë me shkollat në Prishtinë?

Ndiqeni intervistën me Shpend Ahmetin.

Emisioni ‘Jeta në Kosovë’ transmetohet sonte në RTK në orën 20:15 dhe repriza të nesërmen në mesditë.