Shpend Ahmeti duke votuar më 19 nëntor 2017 - Foto: Facebook

Shpend Ahmeti Reagon Pas Vendimit për Rinumërimin e Votave

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka reaguar lidhur me vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, që të rinumërohen të gjitha votat e balotazhit të 19 nëntorit për Prishtinën.

Në një postim në profilin e tij në “Facebook”, Ahmeti ka reaguar ndaj vendimeve të ndryshme, sipas tij, nga PZAP.

Sipas Ahmetit, në qershor PZAP vendosi kundër kërkesës se LDK për rinumërim, sepse ka konstatuar se nuk mund të vendoset për rinumërim pa përfunduar numërimi.

“Sot marrin vendim për rinumërim pa përfunduar numërimi. As rezultate preliminare nuk kemi”, ka shkruar ai.

Ndryshe, sot Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi vendimin e PZAP-it për rinumërim të votave në Prishtinë e Prizren.

http://kallxo.com/kqz-miraton-vendimin-e-pzap-per-rinumerim-ne-prishtine-e-prizren/

Ndërsa votat me kusht do të numërohen aty ku nuk kishte ankesa.

http://kallxo.com/kurti-regjimi-ne-fushate-kunder-rezultatit-te-zgjedhjeve-ne-prishtine-e-prizren/

Ndërsa, nga seanca e Kuvendit, deputeti i Vetëvendosjes Albin Kurti, paralajmëroi partitë rivale politike në dy komunat më të mëdha të vendit se “nuk mund të ketë rezultat tjetër” të balotazhit të mbajtur më 19 nëntor.