Shpend Ahmeti, kryetar i Komunës së Prishtinës. Foto: KALLXO.com

Shpend Ahmeti Reagon Ndaj Vendimit për Rinumërim

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për Kryetar të Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti e quan të padrejtë vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtesa që të rinumërohen kutitë e votimit në kryeqytet.

Ahmeti përmes një postimi në Facebook  konsideron se nuk beson që të do të ndryshojë rezultati.

“Nuk ndryshohet vullneti i qytetarëve, sado që merrni vendime të padrejta”, shkroi ai.

PZAP sot mori vendim që të rinumërohen të gjitha kutitë e votimit të raundit të dytë të zgjedhjeve lokale në Prishtinë dhe Prizren.

Sipas rezultatit aktual, Shpend Ahmeti është para Arban Abrashit me 237 vota.

Sot pritet të numërohen votat me kusht, ato me postë dhe votat e personave me nevoja të veçanta.

http://kallxo.com/prishtina-dhe-prizreni-ne-rinumerim/