Qendra për të Moshuar | Foto: Komuna e Prishtinës

Shpend Ahmeti Përuron Qendrën e të Moshuarve

Kryetari i komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti ka përuruar Qendrën e të Moshuarve.

Ky objekt ndodhet në vendin ku dikur ishte Qendra nr.1 e Mjekësisë Familjare.

“Një qendër e tillë është bërë për herë të parë në Prishtinë, si pilot-projekt dhe nëse funksionon si ide do të hapen edhe dy të tjera”, thuhet në njoftimin e komunës.

Qendra ka kapacitet për 60-65 persona dhe ka hapësira të ndryshme për pushim e socializim.

“Brenda qendrës janë edhe këndet e leximit, këndet e lojërave, këndet për punë dorë, këndet e pushimit, si dhe hapësirat e veçanta për përcjelljen e kanaleve televizive”, njofton komuna.

Që nga java e ardhshme, qendra do të jetë e hapur dhe do të mund të shfrytëzohet nga të moshuarit.