Shpend Ahmeti duke votuar më 19 nëntor 2017 - Foto: Facebook

Shpend Ahmeti Përfundimisht Fiton Prishtinën

Shpend Ahmeti pas “shumë betejave” dhe ankesave përfundimisht e ka fituar edhe një mandat për kryetar të Komunës së Prishtinës.

Gjykata Supreme e Kosovës sot ka vendosur edhe për dy ankesat e fundit për Komunën e Prishtinës dhe Rahovecit.

Supremja me anë të një njoftimi ka bërë të ditur se i ka refuzuar si të pabazuara ankesat kundër PZAP-it nga LDK-ja në Prishtinë dhe PDK-ja në Rahovec.

“Kolegji i Gjykatës Supreme e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), dega në Prishtinë, të paraqitur kundër vendimit të PZAP-it”, thuhet në njoftimin e Supremes.

Gjykata tregon edhe për refuzimin e ankesës së PDK-së për Rahovec.

“Po ashtu, kolegji i Gjykatës Supreme e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), dega në Rahovec”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga Gjykata Supreme e Kosovës.

Gjatë ditës së djeshme, Supremja kishte vendosur për Prizrenin dhe Klinën duke refuzuar ankesat e PDK-së.

http://kallxo.com/gjykata-supreme-refuzon-ankesat-e-pdk-se-ne-prizren-dhe-kline/

Betim Gjoshi tha dje për KALLXO.com se ankesat u refuzuan pa u shikuar pretendimet e PDK-së.