Kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti - Foto: Facebook

Shpend Ahmeti Paralajmëron Padi për PDK-në

Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti ka reaguar pas akuzave nga Dega e PDK-së në kryeqytet për punësime partiake në komunën që drejton.

Ahmeti në një postim në Facebook këto akuza i cilësoi rrena dhe shpifje, duke i lidhur me rezultatin e zgjedhjeve të 11 qershorit.

“Vetëvendosje është subjekti më i madh në Kosovë me 32 deputetë dhe ka dalë e para në 10 komuna.PDK, Veseli dhe Thaçi duhet me kuptu që me rrena e shpifje nuk munden me ndërru rezultatin”, shkroi Ahmeti.

Ai paralajmëroi padi për PDK-në.

“Këto shpifje po i bëjnë përmes njerëzve të panjohur që të mbrohen nga paditë.Por kësaj radhe paditë do të jenë edhe për PDK edhe për zyrtarin e partisë”, vijoi postimi i Ahmetit.

Edhe akuzat e mëhershme të PDK-së për punësime partiake në Komunën e Prishtinës Ahmeti i kishte konsideruar shpifje.