Mytaher Haskuka në prezantimin e Kurtit

Shpend Ahmeti Mungon në Prezantim, Por e Dëgjon Live Kurtin

Nga tre kryetarët e komunave që erdhën në këto pozita nga kandidimi me Vetëvendosjen, për platformën e Albin Kurtit ka ardhur në Prishtinë kryetari i Prizrenit Mytaher Haskuka

Edhe prindërit e Astrit Deharit janë të pranishëm në prezantimin e platformës së Albin Kurtit.

Por në këtë prezantim nuk kanë ardhur Shpend Ahmeti e Qëndron Kastrati, i pari kryetar i Prishtinës dhe i dyti i Kamenicës.

Ahmeti sot ka postuar foto nga Tirana ku po qëndron në vizitë, ndërsa Kastrati është nga ata që kanë dhënë dorëheqje prej pozitave në strukturat e Vetëvendosjes.

http://kallxo.com/takohen-kryetaret-e-prishtines-dhe-tiranes/

Megjithatë, Shpend Ahmeti e ka dëgjuar live fjalimin e Kurtit.