Arban Abrashi e Shpend Ahmeti - Foto: KALLXO.com

Shpend Ahmeti e Arban Abrashi Japin Dorëheqje nga Asambleja

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka dhënë dorëheqje nga posti i asamblistit në Kuvendin Komunal të Prishtinës.

Këtë vendim e ka marrë KQZ me kërkesë të vetë Ahmetit dhe i njëjti zëvendësohet nga asamblisti i radhës i Vetëvendosjes, Mirsad Vitia.

Po ashtu, edhe kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi, ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga posti i anëtarit të Kuvendit Komunal të Prishtinës, dhe i njëjti është zëvendësuar nga asamblisti i po kësaj partie, Mustafa Krasniqi. /21Media