Shpejtim Bulliqi: Komisioni i Presidentes Erdhi për t’ia bërë Aminin Demarkacionit

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga LDK, Shpejtim Bulliqi, tha sot në emisionin “Jeta në Kosovë” se ekipi i tre ekspertëve të huaj i caktuar nga Presidentja për ta shqyrtuar punën e palës kosovare në demarkacionin e kufirit me Malin e Zi nuk ka pasur kompetenca të mjaftueshme për ta bërë punën si duhet.

Bulliqi gjatë emisionit ka treguar hollësi të takimit të tij katër orësh me ekipin e ekspertëve i cili doli në përfundim se pala kosovare e ka bërë demarkacionin me Malin e Zi në mënyrë të rregullt.

“Në takimin e dytë që kemi pasur me këtë komision ka zgjatur katër orë dhe ia kemi ofruar të gjitha faktet me harta. Përgjigja e tyre ka qenë: Ne nuk kemi ardhur të ndryshojmë në substancë, kemi ardhur vetëm t’i shqyrtojmë materialet dhe nuk kemi të drejtë ta ndërrojmë substancën”, tha Bulliqi.

“Në njëfarë forme, ata kanë ardhur për t’ia bërë aminin asaj punës”, tha ai.

Debatin e plotë mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm: