Photo: Beta, AP Photo/Visar Kryeziu.

Shpalosen fakte për angazhimin e institucioneve në integrimin etnik

Qendra për Trajnime dhe Studime Gjinore ka kënaqësinë t’ju ftoj juve në konferencën ”Duke shtruar rrugën për ndërtimin e paqes dhe integrimin evropian” – kontributi i shoqërisë civile në paqen dhe harmonia ndëretnike, me fokus në dialogun midis komunitetit shqiptar dhe serb në Kosovë.

Objektiv i kësaj konference është të prezantojë angazhimin e autoriteteve të Kosovës në ndërtimin e paqes dhe integrimin etnik.

Po ashtu objektiv i kësaj konference janë edhe sfidat dhe historitë e suksesit të ndërtimit të paqes, aksionet në themelimin e një harmonie të qëndrueshme ndëretnike nga perspektiva e OJQ-ve; dhe perspektiva lokale përmes rrëfimeve jetësore lidhur me efektet e implementimit të Marrëveshjes së Brukselit.