Rexhep Kadriu, Zëvendoës Ministër i Infrastrukturës Foto: Kallxo.com (Arkiv)

Shpallet Tenderi për Projektin ‘Unaza e Jashtme’ në Gjilan

Zv.ministri i Infrastrukturës, Rexhep Kadriu ka njoftuar se janë shpallur procedurat e tenderimit për projektin ‘Unaza e Jashtme’ si dhe kyçje të tjera në qytetin e Gjilanit.

“Jam i lumtur që arritëm të shpallim procedurat e tenderimit për projektin e “Unazës së Jashtme” të qytetit të Gjilanit si dhe kyçjet në Autostradën e Prishtinë-Konçul nga Penda e Livoçit në drejtim të Bresalcit, si dhe nga Fabrika e baterive deri tek rruga e Përlepnicës”, ka shkruar Kadriu në Facebook.

Rexhep Kadriu ka thënë se Gjilani me Qeverinë Haradinaj do të ndryshojë rrënjësisht dhe se pas këtij mandati qeverisës komuna e Gjilanit do të hyjë në rangun e qendrave më të zhvilluara.