Gjykata e Apelit, Prishtinë | Foto: Kallxo.com

Shpallet i Pafajshëm Zyrtari i Universitetit të Prizrenit

Gjykata e Apelit e ka shpallur të pafajshëm zyrtarin për buxhet dhe financa të Universitetit të Prizrenit Halim Hazirajn që akuzohej për shpërdorim detyre.

Gjykata Themelore në Prizren më 16 nëntor 2016 e kishte dënuar me 1 vit burg me kusht Hazirajn, ndërsa pjesë e këtij procesi gjyqësor ishin edhe ish-rektori i Universitetit të Prizrenit Mazllum Baraliu dhe ish-sekretari i përgjithshëm i këtij institucioni Adem Sallauka.

Ditën kur Haziraj qe dënuar me kusht, Baraliu e Sallauka, të akuzuar po për keqpërdorim të detyrës zyrtare, ishin liruar.

http://kallxo.com/mazllum-baraliu-shpallet-pafajshem/

Gjykata e Apelit që në seancën e kolegjit të mbajtur më 22 maj shpalli të pafajshëm Halim Hazirajn, ua vërtetoi pafajësinë edhe Baraliut e Sallaukës.

Sipas aktakuzës, Baraliu, Sallauka e Haziraj, akuzoheshin se prej muajit tetor 2011 deri në tetor 2013 duke shfrytëzuar detyrën zyrtare dhe autorizimet e tyre nuk i kanë përmbushur detyrat zyrtare  duke i shkaktuar dëm profesorit të Universitetit Enver Sopjani, të cilit ia kishin shkëputur marrëdhënien e punës.

Përkundër se i dëmtuari kishte kontratë pune si profesor të lëshuar nga Universiteti i Prizrenit, prej datës 10.06.2011 deri me 09.06.2014, të akuzuarit pasi ia kishin ndërprerë kontratën akuzoheshin se nuk e kishin zbatuar vendimin e Ministrisë së Arsimit i cili është definitiv në procedurë administrative.

KALLXO.com në vazhdimësi ka raportuar për këtë rast.

http://kallxo.com/mazllum-baraliu-e-quan-veten-mik-te-gjykates/

http://kallxo.com/gjykimi-zyrtareve-te-universitetit-te-prizrenit-nis-prej-fillimit/