Shpallja e aktgjykimit në rastin e atentatit të dyshuar ndaj Mimoza Kusari-Lilës - Foto: KALLXO.com

Shpallet i Pafajshëm i Akuzuari për Tentim-Vrasjen e Mimoza Kusarit

Gjykata e Gjakovës ka shpallur aktgjykimin në rastin e tentim-vrasjes së pretenduar ndaj deputetes së Kuvendit të Kosovës, Mimoza Kusari-Lilës dhe të Prenk Radit.

I akuzuari Mikel Qupit është liruar nga të gjitha pikat e aktakuzës.

“Gjykata e liroi të pandehurin meqë vërtetoi se nuk janë vërtetuar akuzat ndaj tij”, tha kryetari i trupit gjykues Gëzim Pozhegu.

Mikel Qupi akuzohet se u mor vesh me dy shtetas të Shqipërisë për vrasjen e Mimoza Kusari-Lilës gjatë muajit korrik të vitit 2015.

Për vrasjen e atëherë kryetares së Gjakovës, Qupi sipas Prokurorisë u premtoi 300 mijë euro dy shtetasve shqiptarë, njëri nga të cilët ishte Gramoz Nukshiqi.

Qupi ka mohuar fajësinë në vazhdimësi gjatë procesit gjyqësor.

KALLXO.com ka raportuar në vazhdimësi nga ky proces gjyqësor. Raportet mund t’i gjeni në këtë link.