Foto: Ilustrim/ Flickr

Shoqërim në Polici për Manipulim me Dron

Policia në raportin 24 orësh njoftoi se shoqëroi dy persona në polici për manipulim pa leje me një dron në Prishtinë

“Dy të dyshuar meshkuj K-Shqiptar kanë manipuluar me një dron pa leje përkatëse nga aviacioni civil . Të dyshuarit janë shoqëruar në stacion policor  dhe pas intervistimit, me urdhër të prokurorit janë liruar” thuhet në raportin 24 orësh.

Rasti sipas policisë ka ndodhur në Rrugën “Luan Haradinaj” të Prishtinës.

Policia e ka regjistruar këtë rast si rrezikim të sigurisë së aviacionit.

Në maj të vitit të kaluar policia konfiskoi një dron që xhironte ndërtesën e qeverisë.

http://kallxo.com/policia-konfiskon-dronin-qe-xhironte-ndertesen-e-qeverise/