Shoferi i Dehur Godet Tri Vetura në Prizren

Tre persona, dy të gjinisë mashkullore dhe një femërore, kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor pasi veturat e tyre janë goditur nga një veturë të cilën e drejtonte një shofer nën ndikimin e alkoolit.

Rasti, sipas Policisë, ka ndodhur në rr. “Ismajl Kryeziu”, në Prizren, mbrëmë rreth orës 18:10.

Sipas raportit të Policisë, i dyshuari përderisa ishte duke drejtuar veturën nën ndikim të alkoolit, ka goditur tri vetura dhe disa rrethoja të metalta.

Nuk raportohet për të arrestuar.