Arrestim i një të dyshuari - Foto: Ilustrim

Shoferi i Dehur Godet Këmbësorin

Policia e ka arrestuar një qytetar të komunitetit serb, për shkak se e kishte goditur një këmbësor me makinë dhe ishte larguar nga vendi i ngjarjes.

Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur në Leshak, në pjesën veriore të vendit më 23.07.2016 rreth 01:15.

Sipas raportit të përditshëm të Policisë, i dyshuari duke lëvizur me veturën “Toyota” nën ndikimin e alkoolit ka goditur këmbësorin, po ashtu i komunitetit serb, dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në spitalin e Mitrovicës.

Pas intervistimit me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Policia po e trajton rastin si rrezikim i trafikut publik.