Shmang Konfliktin e Interesit- Lë Avokatinë për OSHP-në

Anëtari i Bordit të Organit Shqyrtues të Prokurimit (OShP)  ka pezulluar punën e tij prej avokati për të qenë pjesë e këtij institucioni.

Agjencia Kundër Korrupsion (AKK) ka mbyllur rastin e konfliktit të interesit për Goran Milenkoviq-in, anëtarin e Bordit të OShP-së, pasi zyrtari ka shmangur  gjendjen e konfliktit të interesit.

Publikimi i vendimit të AKK-së bëri të ditur se anëtari i Bordit të OShP-së ka pezulluar punën e tij prej avokati për të qenë pjesë e “Gjykatës së Tenderëve”

Në arsyetimin e vendimit tregohet se zyrtari në fjalë i ka marrë të gjitha veprimet për zgjidhjen e këtij problemi.

“Z.Milenkoviq ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme me qëllim të zgjidhjes së situatës së konfliktit të interesit. Prandaj ai fillimisht ka sjellë në agjenci vendimin e Odës së Avokatëve të Kosovës të datës 12.04.2016 e cila dëshmon se z.Milenkoviq me rastin e marrjes së detyrës anëtar i Bordit në Organin Shqyrtues të Prokurimit (OShP) e ka bërë pezullimin e ushtrimit të avokatisë”, thuhet në arsyetimin e vendimit të AKK-së.

AKK-ja bën me dije se para se Milenkoviq ta sjellë vërtetimin se ka hequr dorë nga avokatia, atij i është tërhequr vërejtja se mund të ndodhet në konflikt interesi

“Zyrtari i lartë fillimisht është njoftuar me një shkresë nga Agjencia Kundër Korrupsion (AKK) për fillimin e shqyrtimit të gjendjes së mundshme të  konfliktit të interesit”, thuhet në njoftimin e Agjencisë Kundër Korrupsionit.

KALLXO.com ka shkruar edhe për shmangie të konfliktit të interesit edhe nga zyrtarë tjerë.

http://kallxo.com/tahiri-heq-dore-nga-bizneset-per-te-mbetur-deputet/