Kalaja në Vushtrri | Foto: KALLXO.com

Shkëputet Kontrata me Dajën e Kryetarit për “Kalanë e Vushtrrisë”

Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve të Kulturës e ka shkëputur kontratën për dhënien në shfrytëzim të Kalasë së Vushtrrisë.

NDËRLIDHUR

Vendimi është konfirmuar për KALLXO.com nga Agim Gërguri ushtrues detyre i drejtorit të Institutit për Mbrojtjen e Monumenteve të Kosovës.

“Është shkëputur kontrata dhe gjatë ditës do të lëshojmë një komunikatë për media në të cilën do t’i japim sqarimet tona për shkëputjen e kësaj kontratë”, tha Gërguri.

KALLXO.com e ka siguruar letrën e Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore me të cilën kërkon nga Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve të Kulturës që të rishikojë vendimin për dhënien në shfrytëzim të kalasë.

Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore ka gjetur të paktën katër shkelje ligjore në vendimin për dhënien në shfrytëzim të Kalasë së vjetër në Vushtrri.

Në dokumentin të cilën e ka siguruar KALLXO.com  që mban nënshkrimin e kryetarit të Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore Shafi Gashi thuhet së rishikimi i këtij vendimi është i domosdoshëm bazuar në shkeljet ligjore dhe procedurale që kanë ndodhur përmes këtij vendimi.

Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore thotë se Projekti i Kalasë së Vushtrrisë nuk është vlerësuar nga Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore bazuar në Ligjin për Trashëgimi Kulturore. Madje, Këshilli thotë se dhënia në shfrytëzim e kalasë nuk parashihet me ligj.

“Ligji për Trashëgimi Kulturore nuk parsheh dhënien e aseteve të trashëgimisë kulturore me qira apo në formë tjetër të kompensimit”, thuhet në vendimin e Këshillit të cilin e ka siguruar KALLXO.com.

Këshilli thotë dhënia në shfrytëzim është dhënë në mënyrë të fshehtë.

“Mungesa totale e transparencës dhe mospërfshirja e Komunës së Vushtrrisë, institucioneve tjera dhe shoqërisë civile  në këtë proces”, thuhet në këtë vendim.

KALLXO.com ka provuar të marrë ndonjë sqarim Ministria e Kulturës Rinisë e Sportit, për të mësuar se kur ministri Shala pritet të vendosë rreth këtij vendimi, por një gjë e tillë ka qenë e pamundur.

KALLXO.com kishte raportuar se Instituti ia kishte dhënë në shfrytëzim pesëvjeçar një pjesë të Kalasë e Vushtrrisë Mentor Salihut që është daja i kryetarit të Komunës së Vushtrrisë Bajram Mulaku.

Daja i Kryetarit Mulaku Merr në Shfrytëzim Kalanë e Vushtrrisë

 

19 Korrik 2017 - 10:40

Behar Mustafa 19/07/2017 - 10:40
NDËRVEPRIMI0