FOTO ILUSTRIM

Shkaktoi Aksidentin dhe Iku nga Vendi i Ngjarjes

Pas një pune hetimore, Policia ka identifikuar dhe arrestuar personin që dyshohet se shkaktoi aksidentin dhe iku nga vendi i ngjarjes.

Sipas raportit të Policisë, i dyshuari dje rreth orës 10:00 në fshatin Zllapek të Pejës nga pakujdesia kishte goditur me veturën e tij një veturë tjetër, e cila ishte rrokullisur.

Nga rrokullisja dy personat që gjendeshin në të, një mashkull dhe një femër, kanë pësuar lëndime trupore.

Pas arrestimit dhe gjatë kontrollit në veturë të dyshuarit i janë gjetur dhe konfiskuar një boks i metalit, tri thika, një elektroshok dhe një gaz lotsjellës.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.